Banka e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave nënshkruajnë marrëveshjen për ekspozimin në Muzeun e Bankës Qëndrore të disa objekteve numizmatike dhe arkeologjike.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se këto marrëveshje bëjnë të mundur ruajtjen e kujtesës historike dhe kombëtare të vendit.
“Kjo marrëveshje jo vetëm që garanton ruajtjen dhe promovimin e objekteve e koleksioneve, por krijon edhe një bazë të re për bashkëpunim mes dy muzeve – atij të Bankës së Shqipërisë dhe Muzeut Autonom të Arkeologjisë – në projekte të përbashkëta ekspozitash dhe pasurimin e mëtejshëm të përmbajtjes muzeale me vlera të reja nga antikiteti. Muzeu i Bankës së Shqipërisë nuk është vetëm një njësi e këtij institucioni, por edhe një qendër e ruajtjes së kujtesës historike dhe kombëtare, në shërbim të edukimit dhe formimit të publikut. Në këtë kontekst, ky koleksion plotëson historikun monetar të paraqitur në muzeun e Bankës së Shqipërisë”.
Ndërsa kreu i Akademisë së Shkencave e vlerësoi këtë bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë ku janë të ekspozuara mbi 200 monedha të periudhës Ilire.
Marrëveshja mes dy institucioneve synon të garantojë ruajtjen dhe promovimin e objekteve dhe koleksioneve të ofruara nga Instituti Arkeologjik që përbëjnë një interes të lartë edhe për publikun.
Klan News