Akademia e Shkencave dhe Banka e Shqipërisë, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për ekspozimin në Muzeun e BSH, të objekteve arkeologjike dhe numizamtike, të cilat janë nën administrim të Institutit të Arkeologjisë. 19 objekte arkeologjike dhe 210 monedha prehistorike do të qëndrojnë në muzeun e Bankës së Shqipërisë, si pjesë e e kujtesës historike e kombëtare, por edhe një platformë për edukimin financiar monetar.
“Nuk mund të të lëmë pa theksuar se pikërisht në këtë muze që pret mijëra vizitorë në vit zhvillohet një pjesë e mirë e aktiviteteve edukative në përmbushje të objektivave tanë për rritjen e nivelit të kulturës financiare në Shqipëri” shprehet Gent Sejko, guvernatori i BSH.
“Sigurisht duke qenë gjëra me shumë vlerë, qoftë monetare, por veçanërisht kulturore dhe trashëgimore vend më të sigurt nuk kemi se sa Bankën e Shqipërisë”, shkrehet Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave.
Ky bashkëpunim do të zgjerohet përmes projekteve të përbashkëta, mes dy institucioneve ekspozitave dhe pasurimit të mëtejshëm të përmbajtjes muzeale me vlera të reja nga antikiteti.
Tv Klan