Kryeministri Rama ndodhet në Budapest të Hungarisë, ku ka marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Evropian.

Krahas samitit, Kryeministri Rama ka zhvilluar takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Ky i fundit e ka pritur Kryeministrin Rama me një përqafim të ngrohtë.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar gjithashtu takim bilateral me homologun holandez, Dick Schoof.

Në Samitin e Budapestit marrin pjesë rreth 50 liderë, ku veç atyre evropianë janë edhe presidentët Zelensky dhe Erdogan.

Liderët pjesëmarrës kanë diskutuar mbi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Europa, në seancën plenare, e cila u pasua nga katër sesione kryesore mbi temat e migracionit dhe sigurisë ekonomike./tvklan.al