Marka luksoze Burberry ka emëruar ish-shefin e Michael Kors, Joshua Schulman, si shefin e ri ekzekutiv.

Në një deklaratë kompania e përshkroi shefin e ri ekzekutiv si një lider të provuar në ndërtimin e markave luksoze globale dhe nxitjen e rritjes së fitimeve.

Vendimi për emërimin e ri të shefit ekzekutiv vjen pas performancës së dobët ekonomike të shtëpisë së modës dhe uljes së kërkesës për produkte luksi veçanërisht në Kinë.

Blerësit në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë janë bërë më të kujdesshëm pasi kostoja e jetesës është rritur, ndërsa oreksi në Kinë është ulur nga kriza e pronave dhe papunësia rekord tek të rinjtë.

Kompania po kërkon të ulë kostot dhe në të ardhmen mediat e huaja paralajmërojnë që drejtuesit të marrin vendimin për të shkurtuar vendet e punës.

Klan News