Prezantojnë koleksionin, pranvere/vere 2023 në New York

Tom Ford mbylli Javën e Modës në Nju Jork, ku solli tendencat e viteve 80 në koleksionin pranvere/ vere 2023.  Kolona zanore e sfilatës  përputhej me koleksionin e mbushur me aksesorë metalikë, pantallona të shkurtra, funde dhe zbukurime.

Në gjysmën e dytë të sfilatës u shfaqën modelët me veshje si për meshkuj ashtu edhe për femra. Dizajneri amerikan, Ford luajti me teminat, pëlhurat e tejdukshme dhe prerjet për të krijuar fustane seksi por të sofistikuar.

Modelet kryesore, që kaluan në pasarelë ishin  Gigi dhe Bella Hadid si dhe Jordan Smalls .

Sakaq Dizajneri Michael Kors përdori udhëtimet e tij të fundit si frymëzim për koleksionin e tij të ri pranverë/verë 2023 që ai prezantoi në Javën e Modës në New York.

Koleksioni Michael Kors përmbante ngjyra të larmishme  duke përfshirë të kuqen jeshilen dhe bruz. Materialet metalike jepnin shkëlqim dhe magjepsje. Kors e quajti koleksionin, i cili përmbante si veshje për meshkuj ashtu edhe për femra, shik, por emocionues.

Adhuruesit e famshëm të modës, përfshirë Serena Ëilliams dhe Anne Hathaëay, morën pjesë në shfaqje.

Klan News