Një histori e përfolur nga mediat prej kohësh, por e konfirmuar ‘nën zë’ prej saj me ndonjë postim sporadik pa lënë të nënkuptohet shumë.
Më në fund, ajo ka pohuar me plot gojën se aludimet që kanë qarkulluar në lajmet rozë janë të vërteta. Bëhet fjalë për Melinda Ademin, reperen e njohur që herë pas here ka qenë në vëmendje për raportin me menaxherin e saj, Granit Muhaxherin.
Çdo detaj tjetër është mbajtur larg syve të publikut deri më tani.
Por tashmë duket se fotot e postuara në Instagram tregojnë se raporti i tyre është më i konsoliduar dhe në hapa të sigurt.
“Burri im… jam shumë mirënjohëse për ty… ke një zemër flori”, shkruan Melinda krah disa fotove që duken të shkrepura gjatë një mbrëmjeje romantike të çiftit.
Sa i përket anës profesionale, këtë periudhë Melinda i është përkushtuar albumit të saj të parë, nga i cili ështëpublikuar bashkëpunimi me reperin Lumi B, i titulluar “Eci”./tvklan.al