Gjashtë herë kampioni i botës, piloti i Dukatit Marc Marquez realizoi xhiron më të shpejtë në testimin para-sezonal në pistën ndërkombëtare të Changut në Buriram të Tajlandës.
Spanjolli shënoi kohën më të shpejtë prej 1 minute, 29.184 sekonda.
Ndërsa vëllai i tij, piloti Alex Marquez realizoi kohën 1 minutë 29.649, kurse italiani Franco Morbidelli kohën e tretë më të mirë prej 1 minutë 29.683, duke bërë që tri vendet e para të ishin të motorëve Dukati.
Nga 22 pilotë të Moto Gp, pritet që 20 të jenë të pranishëm në testitmet e kësaj jave.
Kampioni në fuqi Jorge Martin nuk do të jetë, pasi po vazhdon rekuperimin për shkak të dëmtimeve të pësuara nga aksidenti në Sepang, ku pati fraktura në dorën e djathtë dhe këmbën e majtë.
Ai ndodhet në Spanjë, ku është në kujdesin e mjekëve në spitalin e Barcelonës.
Edhe piloti i VR46’s Fabio di Giannantonio mungon, pasi edhe ai pësoi një lëndim në testimin e kryer në Sepang.
Sesioni në Buriram është një mundësi mjaft e mirë për skuadrat që të bëjnë përmirësimet e fundit në prag të nisjes së sezonit të ri, po në të njëjtën pistë në fillim të marsit.
Klan News