Paloma Faith vjen me një rrëfim ndryshe! Ajo ka zbuluar se ka bërë seks në rrugë me ish-të dashurin e saj. 43-vjeçarja tregon se kishte bërë kontakt me sy me një të moshuar në një rrugë në Spanjë, teksa ishte duke kryer marrëdhënie seksuale me ish-të dashurin e saj.
Në podcast-in e saj ‘Mad, Sad and Bad’, Paloma iu përgjigj pyetjes se cilat kanë qenë gjërat më të çmendura që ka bërë.
“Kur isha 21 vjeç bëra seks në një rrugë në Sevilje. Një grua e moshuar kaloi pranë nesh dhe na pa. Unë bëra kontakt me sy me atë, kurse ajo thjesht kaloi dhe tundi kokën me neveri”, ka treguar 43-vjeçarja.
Pas kësaj deklarate të këngëtares, fansat vërshuan në rrjetet e saj sociale ku komentet ishin të shumta. Disave prej tyre u tingëllonte argëtuese veprimi i Paloma Faith. Kjo nuk është deklarata e parë shokuese e 43-vjeçares. Në Korrik të vitit të kaluar ajo tha për mediat e huaja se donte që të bënte më shumë seks./tvklan.al