Detaje tronditëse për lidhjen e Liam Payne dhe ish të dashurës së tij, Maya Henry janë bërë të njohura katër muaj pas vdekjes së këngëtarit.

Ish-anëtari i One Direction shkëmbente mesazhe erotike me vajza të  tjera gjatë kohës që ishte i lidhur  me Henry nga vitin 2018-2022, tha një burim për Rolling Stone.

Disa burime kanë thënë se 31-vjeçari “kishte probleme me  seksualitetin”. Maya mësoi se ai shkëmbente mesazhe të papërshtatshme me të tjerë kur Payne “i transmetoi aksidentalisht në televizorin e tyre”.

Më tej, burimi shton se ai e detyroi 25-vjeçaren që të abortonte në vitin 2020. “Liam i dërgoi Maya një  mesazh të gjatë duke  i thënë të abortonte dhe të qëndronte me të ose ta rriste fëmijën vetëm dhe ai s’do të njihte asnjërin prej tyre. Kjo ishte e papritur për Maya sepse Liam donte të kishte njëfamilje dhe ata po përpiqeshin të bënin fëmijë”.

Henry “ra dakord” dhe më vonë ajo ka treguar në romanin e saj, “Looking Forward” për abortin dhe sesi “ishte frymëzuar”nga historia e dashurisë me Payne.

“Ajo që përjetova unë është e ngjashme me atë që përjeton Mallory në libër”, u shpreh ajo asokohe duke iu referuar personazhit.“Kalova disa ndërlikime pas abortit dhe m’u desh të shkoja vetëm në spital”.

Modelja nuk dha detaje se kur ndodhi aborti.

Dy vite pas ndarjes së tyre, Henry tha se këngëtari “u kishte dërguar foto dhe video shqetësuese dhe që s’i ishin kërkuar”, asaj dhe familjarëve.

Ajo i ka dërguar edhe një deklaratë të shkruar Rolling Stone ku shprehet:

“Ky ishte dikush që e doja shumë. Fillimisht, ishin përdorimi i drogës dhe varësia që na ndanë. Çdokush që ka qenë me një person të varur nga droga e kupton sa e vështirë është kjo. Edhe pse e doja thellësisht, ai bëri gjëra që më lënduan në mënyra që nuk do t’i kuptoj kurrë plotësisht dhe ai vazhdoi të më lëndonte vite pas ndarjes sonë. Kur ishte nën ndikimin e drogës, ai bëhej një person i panjohur, kaq i ndryshëm nga vetvetja kur ishte esëll. Unë vazhdoja të shpresoja që çdo ngjarje do të ishte një sinjal për të që të kërkonte ndihmë, por asnjëherë nuk ishte”.

Më tej, ajo thotë se u përpoq të ishte aty për të dhe ta shpëtonte e  të sakrifikonte, por s’ishte e mjaftueshme. Ajo shkruan se kishte parë që ai s’po luftonte më vetëm me varësinë, por edhe me veten.

“Dhe përmes gjithçkaje, dija që kishte pjesë të vetes që ai po luftonte — pjesë të identitetit të tij që ai nuk ishte gati t’i përballonte plotësisht, as edhe brenda marrëdhënies tonë. I shihja shenjat; e ndieja distancën. Në fund, nuk ishin vetëm tradhtitë ose varësitë që na ndanë,  ishte kuptimi se kam kaluar vite në diçka që nuk ka qenë ashtu siç e kisha menduar. Nuk e fajësoj për luftërat e tij”.

Henry përmbyll duke shprehur keqardhje që vdekja e Liam ka lënë pasoja që vazhdojnë të kenë një  dinamikë.

“Tani, pas gjithë kësaj, ajo që më dhemb më shumë është se, edhe pas vdekjes së tij, mbeta me pasojat e veprimeve të tij që vazhdojnë të zhvillohen. Ndërsa kam zbuluar përmasat e ndarjes së imazheve pa pëlqimin tim, imazhe që ai i ka marrë gjatë lidhjes sonë dhe i ka ndarë pa dijeninë ose pëlqimin tim,  përballem me kompleksitetin e zisë për dikë që e kam dashur aq shumë, pavarësisht dhimbjes që më ka shkaktuar”.

Nga ana tjetër, së fundmi Liam ishte në një marrëdhënie me Kate Cassidy, e cila e shoqëroi në Argjentinë pak ditë përpara se ai të humbte jetën tragjikisht në Buenos Aires.

/tvklan.al