Kevin Durant shkruan historinë në NBA. Basketbollisti nuk arriti të shmang humbjen e Phoenix Suns ndaj Memphis, gjithsesi, këtë përballje do ta mbaj mend gjatë.

Durant ka arritur të tejkalojë shifrën e 30 mijë pikëve, për t’u bërë i teti basketbollist që e bën diçka të tillë. 36-vjeçari arriti momentin historik nga gjuajtjet e lira, dhe në fund të ndeshjes ai kishte 34 pikë dhe tani është në kuotën e 30,007 pikëve në karrierën e tij.

Durant mund të arrijë vendin e dytë deri në fund të karrierës së tij. Përpara tij janë Wilt Chamberlain (31,419 pikë), Dirk Nowitzki (31,560 pikë), Michael Jordan (32,292 pikë), Kobe Bryant (33,643 pikë), Karl Malone (36,928 pikë) dhe Kareem Abdul-Jabbar (38,387 pikë).

Megjithatë, nuk ka gjasa që 36-vjeçari Durant të largojë më të mirin nga lista e përjetshme, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për LeBron James.

James aktualisht ka 41,623 pikë, dhe duke marrë parasysh se ai ende luan në nivelin më të lartë dhe mund të luajë edhe disa sezone të tjera, është vërtet e vështirë të imagjinohet se dikush do ta rrëzojë atë nga froni, të paktën për momentin.