Suksesi në transfertë i Gentian Mezanit te Bylisi e ka përfshirë në formacionin e javës së 26 të Superiores. Mezani e çoi drejt fitores së rëndësishme në fushën e Partizanit ekipin mallakastiot që ishte një nga surprizat e kësaj xhiroje.

Nga Bylisi në 11-shin ideal ishin edhe sulmuesi Da Silva dhe mesfushori Ruçi. Aty nuk mungojnë edhe lojtarë të Skënderbeut, ekip që mundi Egnatian kryesuese. Nga korçarët janë përzgjedhur Prençi dhe Nikaj. Ky i fundit shënoi golin e vetëm të përballjes.

Trajnerët e ekipeve Kombëtarë kanë vendosur në formacionin më të mirë edhe lojtarë nga Dinamo, Vllaznia, Elbasani, Partizani, Teuta e Egnatia. Goli më i bukur i javës u zgjodh ai i Dejvi Bregut i Dinamos.

Tv Klan