Në plazhin e New Jerseyt në SHBA ka ndodhur një prej incidenteve më të pazakonta ndonjëherë.
Teksa 67-vjeçarja nga Britania, Margaret Reynolds, po rrezitej në plazh nisi një erë e fuqishme dhe gjithçka rreth saj ‘fluturoi’. Era e fortë kishte marrë me vete edhe një çadër, e cila u ngul në këmbën e turistes që filloi të ulërinte nga dhimbjet.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e ndihmës së shpejtë, të cilët si të vetmen mënyrë për të shpëtuar gruan gjetën këputjen me prerëse hekuri të bishtit të çadrës dhe dërgimin e gruas në operacion.
Reynolds u dërgua urgjentisht në spital ndërsa dëshmitarët okularë shpjeguan për median lokale tmerrin që shkaktoi era dhe çadra në plazh. /tvklan.al