Mesditën e sotme dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit në Bunec të Lukovës, duke krijuar rrezik për përmbytje. Policia e Himarës bën me dije se po punohet për evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik.

“Deri tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera. Policia fton qytetarët që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence”, thuhet në njoftimin zyrtar, krahas fotove.


/tvklan.al