Modelja shfaqet mahnitëse në “Javën e modës në Paris”

Pas gjendjes së saj të rënduar psikologjike , Kara Delevin është shfaqur mahnitëse në “Javën e modës në Paris”.

Aktorja  e njohur  u shfaq magjepsëse e veshur me një fustan të zi të shkurtër dhe një palë çizme të gjata të së njëjtës ngjyrë. 

30-vjeçarja e kompletoi pamjen e saj me flokët dredha të hedhura krahëve dhe një make up natyral , duke theksuar ngjyrën e kuqe që aktorja  kishte përdorur për buzët.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Kara Delevin alarmoi fansat e saj pasi u pa në aeroportin e Kalifornisë në gjendje të rënduar psikologjike. Sipas mediave të huaja , 30-vjeçarja po lufton me probleme të shëndetit mendor dhe abuzimit të substancave.

Klan News