Krijimtaria letrare e grave mblodhi në Tiranë poetë nga Shqipëria dhe Greqia mbrëmjen e së martës.

Aktiviteti i ambasadës greke në nder të ditës ndërkombëtare të gruas vuri theksin tek forcimi i marrëdhënieve kulturore mes dy vendeve.

“Këtë vit aktiviteti ynë synon të nxjerrë në pah, një tjetër fushë ku spikat aktiviteti shumëdimensional i grave, atë të letërsisë dhe veçanërisht poezisë. Dëshiroj ti falenderoj për kontributin e tyre për forcimin e marrëdhënieve kulturore midis dy popujve tanë”, u shpreh Konstantina Kamitsi.

Ambasadorja e Greqisë vlerësoi edhe përpjekjet e Shqipërisë drejt arritjes së barazisë gjinore.

“Është fakt se Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha vitet e fundit për të promovuar barazinë gjinore si në jetën politike ashtu edhe në atë private. Ky progres pasqyrohet qartë në përqindjen e lartë të grave në përbërjen qeveritare por edhe në pozicionet e larta në përgjegjësi”, tha Kamitsi.

Në këtë aktivitet zëri poetik femëror mori një dimension të fuqishëm që kontribuon në transformimin e shoqërisë.

Klan News