Aktori Kastriot Çaushi u shpreh gjatë emisionit “Kampionët” se do të donte që austriakët të kishin barazuar në fund të ndeshjes dhe loja të shkonte në kohën shtesë.
“Sonte isha i mërzitur dhe i thashë edhe të tjerëve. Doja të mbaronte barazim që të shyhej loja dhe të vazhdonim emisionin deri në orën 02:00 të natës. Sepse unë jam njeri i natës. Futbolli është loja më e bukur sepse është i paparashikueshëm. Parashikuam se Austria do të ishte e favorizuara, por futbolli udhëhiqet nga disa episode. Në total Austia ka më nivel, por nuk ishte me fatin sot. Dy ose tre episode e bënë diferencën. Në fund të fundit ato janë determinante për të vendosur rezultatin. Calhanoglu besoj se në pozicionin e vet është nga më të mirët. Një nga arsyet që thashë që është e favorizuar Austia është fakti që ai mungonte”, tha Çaushi. /tvklan.al