I pyetur se cila është marrëdhënia e tij me Kryeministrin Edi Rama, Saimir Tahiri tha se ka kohë që mes tyre nuk ka më marrëdhënie.
Megjithatë, ish-ministri u shpreh se e kishte njoftuar kreun e qeverisë për dosjen e mbërritur nga Italia për të.
Blendi Fevziu: Si i ke marrëdhëniet me Ramën?
Saimir Tahiri:
“Unë e shoh të parëndësishme (pyetjen) për çështjen që jam në hetim dhe kam ardhur të përgjigjem. Me kryeministrin ka kohë që nuk kam marrëdhënie, por kam bërë detyrimin tim dhe e kam njoftuar për vendimin e ardhur nga drejtësia italiane”
Ndërsa zërave se ishte rrahur më shumë se një muaj më parë, deklaratë e bërë edhe nga kreu i PD, Lulzim Basha në studion e “Opinion”, Tahiri u përgjigj në këtë mënyrë.
Blendi Fevziu: A është e vërtetë që së fundmi ju kanë rrahur pak?
Saimir Tahiri:
Po nga kush? Shumë banale kjo Fevzi. Kjo është përgjigjia ime, shumë banale.
/tvklan.al