Emrat e rinj që po qarkullojnë në media tregojnë se Donald Tramp do të ketë një administratë të re me një qasje të ashpër veçanërisht ndaj Kinës dhe Iranit. Emri i senatorit republikan, Marco Rubio po lakohet gjithnjë e më shumë për postin e Sekretarit të Shtetit, ndërsa ai i veteranit të ushtrisë Michael Waltz-it në postin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare.

Të dy shquhen si mbështetës të linjës së ashpër ndaj këtyre vendeve, teksa Waltz ka deklaruar më parë se Shtetet e Bashkuara duhet të përgatiten për një luftë në Paqësor, referuar këtu konfliktit mes Kinës dhe Tajvanit.

Rubio megjithatë është më i butë se kandidatët e tjerë sa i përket Ukrainës dhe nuk është për ndërprerjen e ndihmës ushtarake të Uashingtonit për këtë vend. Megjithatë, ai kërkon që administrata e re të nxisë fundin e kësaj lufte në marrëveshje me Rusinë.

Një tjetër emër që qarkullon është edhe ai i Kristi Noem për postin e sekretares për sigurinë e brendshme. Guvernatorja e Dakotës së Jugut njihet për qasjen e ashpër ndaj emigracionin të paligjshëm, por edhe ndaj karteleve të drogës.

Tv Klan