Për sekretaren e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku vendi duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje të reja. Kjo sepse sipas saj vendi ka pësuar regres duke mohuar ndonjë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet.
“Vendi është në stagnim, kemi shënuar një regres të frikshëm në ekonomi, parametrat në migrim janë të tmerrshme, aleatët tanë kanë humbur besimin tek udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ne po insistojmë që të kemi zgjedhje sa më parë në mënyre që të ndalet ky degradim”, tha Çitaku.
Çitaku thotë se mënyra e vetme për të shkuar në zgjedhje është shpërndarja e Kuvendit dhe jo ajo që kërkojnë paritë e tjera të opozitës për dorëheqje të qeverisë.
“…Mënyra e vetme për të shkuar në zgjedhje është shpërndarja e Kuvendit. Për shkarkim të qeverisë nuk i kemi votat”.
Ish-ministrja e integrimit nuk i kursen akuzat për rrugën që ka ndjekur qeveria Kurti duke prishur raportet me partnerët.
“Imagjinoni në vitin 2024, Kosova është nën sanksione nga BE-ja”.
Çitaku shprehet e bindur për një fitore të PDK-së në zgjedhjet e ardhshme.
Tv Klan