Manchester City mori një goditje të madhe me dëmtimin e Rodrit, por sipas raportimeve në Spanjë, kampionët e Premier Ligës do të bëjnë gjithçka për ta zëvendësuar në merkaton e janarit.
Spanjolli konsiderohet si një ndër më të mirët në botë në mesfushë falë aftësive të tij mbrojtëse dhe është shumë e vështirë që një tjetër futbollist të mund ta zëvendësojë atë denjësisht në ekipin e Pep Guardiolës.
Por sipas spanjolles Relevo, Citysens po monitorojnë një futbollist i cili ka treguar rritje në repartin e mesfushës, e ka qenë në radarin e klubeve si Arsenali dhe Liverpuli.
Ai është lojtari i Real Sociedad Martin Zubimendi, i cili shikohet nga Pep Guardiola si opsioni më i mirë për të mbushur boshllëkun e lënë nga shoku i tij në përfaqësuesejn spanjolle.
Zubimendi ende nuk ka firmosur një kontratë të re me klubin spanjoll, ndërsa klauzola e tij e shitjes shkon në 60 mln euro.
Ai është kthyer në një lojtar vendimtar për skuadrën e tij, duke kontrolluar ritmin e lojës, e po ashtu duke mbrojtur prapavijën.
Pavarësisht se Guardiola ka opsione në mesfushë, sërish loja e Rodrit ka bërë që ekipi të ketë varësi, e për këtë arsye ai po shikon një alternativë të mirë.
City mund të jetë një ndër klubet më të mira të botës, por blerja e Zubimendit nuk do të ishte një punë e thjeshtë.
Lojtari ka treguar se nuk e preferon një ndryshim skuadre, për më tepër në gjysmë të sezonit. 25-vjeçari ka luajtur tashmë 198 ndeshje për Sociedadin dhe kontrata e tij skadon në vitin 2027.
Klan News