Ka nga ata atletë që janë gati të bëjnë gjithçka për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, qoftë edhe sakrifica nga më të çmendurat.
Ky është rasti i australianit Methju Dauson, një lojtar i hokejt në fushë.
Ai vuante nga një dëmtim në gishtin e unazës në dorën e djathtë dhe mjekët pak ditë para nisjes së olimpiadës Paris 2024 e vunë përpara një zgjedhjeje të vështirë.
Ta vendoste gishtin në allci e të humbiste eventin, apo ta amputonte atë.
Sportisti zgjodhi që të presë majën e gishtit për të mos rrezikuar pjesëmarrjen në Olimpiadën e tretë të karrierës së tij.
Dauson, i cili u shpall nënkampion olimpik në Tokio 2020 tha se nuk kishte shumë kokë të mendohej për vendimin, porse duke pasur të gjitha informacionet e nevojshme për të marrë këtë vendim, ai zgjodhi që të amputonte gishtin.
Trajneri i Australisë, Colin Batch, ishte i befasuar, por i lumtur me vendimin e lojtarit te tij.
Klan News