Spanja ia doli të fitojë një finale drithëruese në futboll ndaj Francës, duke siguruar titullin e dytë kampion olimpik për meshkuj.
Takimi që vendos pas 120 minutash lojë, përfundoi me rezultatin 5 – 3 për t’i dhënë iberikëve suksesin pas 32 vitesh pritje.
Spanjollët u treguan më të saktë gjatë pjesës së parë, ndërsa francezët me golat e tyre në të dytën arritën ta çonin në shtesë përballjen e luajtur në Parc des Princes. Zëvendësuesi Sergio Camello u veçua mbi të tjerët.
Sulmuesi Rayo Vallecano shënoi 2 golat që përcaktuan fitoren e Spanjës, që muajin e kaluar u shpall kampione e Europës.
Tv Klan