Paranoja e Luftës së Ftohtë të këtij vendi e la atë të mbushur me bunkerë që tani ato po rijetëzohen.
Kështu e nis artikullin për Shqipërinë “CNN” duke u ndalur tek e shkuara komuniste, turizmi, zonat historike dhe kulinaria.
Teksa përmendet periudha e errët e komunizmit, CNN ndalet tek Shtëpia e ish-diktatorit të Shqipërisë, Enver Hoxha e cila ndodhet në qendër të Tiranës. Rezidenca dykatëshe me dritaret e saj të gjera e ndërtuar sipas standardeve të diktatorit. Shqipëria shkruan CNN trashëgoi rreth 221,143 bunkerë dhe objekte ushtarake, të cilat për disa dekada kanë shërbyer si kujtime solemne të ditëve të errëta.
Sot, Shqipëria po përjeton një Rilindje Turistike, e mbështetur nga sipërmarrës dhe emigrantë të kthyer që po i japin një jetë të dytë strukturave ushtarake komuniste që dikur përdoreshin për të vendosur armët e luftës.
Media prestigjioze CNN ndalet edhe tek një nga qytetet që ka turizëm gjithëvjetor, te Gjirokastra e cila është edhe vendlindja e diktatorit shqiptar.
Sot, ndërtesa ku ai lindi njihet zyrtarisht si “Muzeu Etnografik i Gjirokastrës” që tërheq mijëra vizitorë çdo vit. Më tej në brendësi të artikullit, CNN ndalet tek kuzhina dhe agroturizmi në Shqipëri duke e konsideruar si “Rilidhja me rrënjët”.
Si shembull suksesi përmend fshatin turistik të Fishtës në Lezhë, që sipas CNN nga një vend jo shumë i njohur, derisa lindi destinacioni i agroturizmit “Mrizi i Zanave”, tashmë ka transformuar trajektoren historike gastronomike të Shqipërisë.
Kodrat e përreth tani ofrojnë perime të freskëta për mysafirët e restorantit janë të përqendruara në një kompleks që dikur ishte një burg i kohës komuniste.
Sot ky kompleks pret grupe vizitorësh, duke shfaqur traditat e dikurshme shqiptare në prodhimin e djathit, vreshtarisë dhe madje edhe shurupet e ndryshme të shishëm përfundon artikulli i rrjetit prestigjioz CNN.
Klan News