Një nënë që e mbajti vajzën e saj të vogël në një sirtar nën shtrat për gati 3 vjet është dënuar me 7 vite burg. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Britani. Autoritetet kanë vendosur që të mos e bëjnë publike emrin e gruar për arsye ligjore. 

Sipas informacioneve nga mediat e huaja fëmija u zbulua tre vite më vonë, dhe kishte duruar “një vdekje për së gjalli” brenda në sirtar. Vogëlushja pa emër u gjend me flokë të lyer, skuqje dhe disa deformime.

Para togave të zeza gruaja pranoi autorësinë për veprimin e tmerrshëm. Ajo e fshehu foshnjën nga partneri i saj, si dhe nga fëmijët e tjerë.

Fëmija tani ndodhet nën kujdesin e mjekëve, për të marrë veten nga torturat për gati tre vjet.

Prokurori Siôn ap Mihangel tha se kur fëmija u dërgua në spital ajo u zbulua se ishte shumë e kequshqyer dhe e dehidratuar. Gjykata dëgjoi se ajo ishte ushqyer vetëm me drithëra qumështore përmes një shiringe. Ajo gjithashtu kishte një çarje të qiellzës, e cila ishte lënë e patrajtuar.

“Ajo mbahej në një sirtar në dhomën e gjumit, nuk e nxirrnin jashtë, nuk shoqërohej, nuk kishte ndërveprim me askënd tjetër”, tha prokurori.

Ishte pikërisht partneri i gruas i cili zbuloi vajzën e fshehur në dhomën tjetër, pasi dëgjoi zhurma. Ai vuri në dijeni familjen dhe më pas shërbimin social.

Ndërkaq gruaja ka deklaruara se vajza nuk ka qëndruar gjatë gjithë kohës në sirtar, por ajo ndjehej e frikësuar kur mori vesh për shtatzëninë e “padëshiruar”, duke shtuar se vogëlushja nuk ishte pjesë e familjes. Avokati mbrojtës i saj hedh aludimet se gruaja ka çrregullime të shëndetit mendor./tvklan.al