Italia po ndjen konkurrencën e Shqipërisë. Në një reportazh të gjatë të prestigjiozes “Corriere della Sera” thuhet që në titull se në plazhet e njohura po ulen çmimet për shkak të konkurrencës me plazhet shqiptare.
Gazetari Andrea Galli i ka kushtuar vëmendje Milano Marittimas, një nga plazhet e njohur të Emilia Romanjas ku tashmë mund të gjesh shezlongë edhe me 10 Euro në ditë dhe kjo për t’i bërë pushuesit italianë të mos kalojnë Adriatikun.
Në shkrim nënvizohen përpjekjet e bizneseve vendase për të joshur pushuesit me çmime të favorshme dhe jo spekulative duke bërë që çadrat të mos e kalojnë kufirin e 30 Eurove në ditë.
Milano Marittima u ndërtua në vitet 1900 nga milanezët e vjetër dhe ishte shumë i frekuentuar nga shtresa e mesme, por u braktis vitet e fundit. Po ashtu, hotelet dhe restorantet kanë ruajtuar linjën e trashëgimisë së tyre pa bërë transformime thelbësore.
Në shkrim thuhet se ndërkohë ne Ballkan mund të gjesh ndërtesa të reja dhe moderne që po joshin turistet, si në Kroaci dhe më së shumti ne Shqipëri.
Shqipëria, sipas “Corrierre della Sera” është kthyer edhe një vend ku italianët po investojnë në apartamente si një vend pushimi në çdo stinë. Ndryshe ndodh në bregdetin italian, ku më së shumti ambientet për shtëpi të dytë apo pushimi merren vetëm me qira.
Tv Klan