Rekordet në botën e futbollit lidhen vetëm me një emër, Cristiano Ronaldo. Në moshën 39-vjeçare, portugezi po përjeton një nga sezonet më brilante, teksa shënoi golin e 900 në karrierën. Teksa po zhvillohej minuta e 34-ët e sfidës mes Portugalisë dhe Kroacisë e vlefshme për Ligën e Kombeve, Ronaldo u gjend në kohën dhe momentin e duhur për të shënuar golin që shkruan historinë.

Festa ishte e jashtëzakonshme, me 5 herë fituesin e Topit të Artë që festoi i emocionuar një rekord që vështirë se mund të thyhet.

Cristiano Ronaldo ngjitet në kuotën e 131 golave me kombëtaren portugeze, 450 realizime me Real Madrid, 145 me Manchester United në dy periudha të ndryshme, Juventusin me 101 gola, Al Nassër me 68 realizime, shifër që pritet të rritet dhe me Sportingun e Lisbonës 5 herë, ekip ku hodhi hapat e para si profesionist.

Përveç 769 golave ​​të shënuar në karrierën e tij në klub, kapiteni portugez bëhet lojtari i parë për meshkuj në histori që shënon 900 gola në ndeshjet zyrtare. Në kanalin e tij në “Youtube” Ronaldo ka pranuar se nëse forma fizike ia lejon, tenton të festojë golin e 1000 përpara se të tërhiqet nga futbolli i luajtur.  

Cristiano Ronali, futbollist i Portugalisë: 900 gola duken si çdo moment historik tjetër. por vetëm unë e di se sa e vështirë është të punosh çdo ditë për të shënuar. Është një moment historik unik në karrierën time. Unë nuk thyej rekorde, ato më ndjekin!


Rekordet e golave që mbajnë emrin e Ronaldos janë të shumta, mes të cilave ai si golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve me 141 gola. Rivali më i afërt, Lionel Messi qëndron në vendin e dytë për numrin e golave të të gjitha kohërave me 842, ndërsa legjenda braziliane Pele i treti me 765 gola.

Klan News