Objektivi i 1000 golave në karrierë është edhe akoma dhe më pranë. Cristiano Ronaldo shënoi sërish me Al Nassr, për t’i dhënë fitoren skuadrës arabe dhe kualifikimin në çerekfinalen e Champions League për zonën aziatike.

Kjo fitore i sjell skuadrës saudite një avantazh të qartë dhe i afron ata një hap më shumë drejt titullit të kampionit aziatik. Ronaldo arriti në total 927 gola në karrierën e tij, duke u afruar më shumë me kuotën e 1 mijë rrjetave personale në karrierë.

Ronaldo goditi saktë nga pika e bardhë e penalltisë për tu ngjitur në kuotën e 7 golave në 6 ndeshje të këtij kompeticioni. Ylli portugez është golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në Superligën arabe me 18 gola.

Që nga ditëlindja e tij e 30-të, Ronaldo, tani 40 vjeç, ka shënuar tani 464 gola, duke tejkaluar 463 golat që shënoi para se të mbushte 30 vjeç.

Pavarësisht moshës së tij, pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk ka treguar shenja plakjeje duke vazhduar të performojë në një nivel të lartë si për klubin ashtu edhe për kombëtaren.

Në sezonin aktual, Ronaldo ka shënuar 27 gola në ndeshjet zyrtare për klubin e Arabisë Saudite, Al-Nassr.

Me këtë fitore, Al Nassr vazhdon të jetë një nga kandidatët kryesorë për titullin e Ligës së Kampionëve të Azisë.

Klan News