Partizani shënoi një fitore të rëndësishme në Korçë kundër Skënderbeut, për të konsoliduar pozitat në zonën final-four. Triumf që u shoqërua me përmbysje nga ana e skuadrës kryeqytetase që në 29 javë kampionat ka regjistruar një rekord absolut.

Si asnjë skuadër tjetër, jo vetëm në Superligën shqiptare por edhe jashtë saj, Partizani është ekipi që nuk ka goditur asnjë penallti deri më tani.

Një rast unik nga ana e “Demave të Kuq”, të cilët pavarësisht rasteve dhe pretendimeve për 11 metërsh nuk ka pasur në favor të saj asnjë penallti. Penalltinë e fundit, kryeqytetasit në kampionat e kanë fituar sezonin e kaluar në javën e parafundit, teksa në ndeshjen kundër Kukësit.

Skuadrat më të favorizuar në këtë pikë janë Egnatia, Elbasani dhe Skënderbeu që kanë fituar 8 penallti, ndjekur nga Tirana e Vllaznia me 5.

Ndërkaq, kartonat kanë qënë lumë në Superligën shqiptare. Skuadra më e ndëshkuar është Skënderbeut me 85, 7 prej të cilëve të kuq, ndërsa ajo që ka shkaktuar edhe më pak faulle është Dinamo, për tu ndëshkuar në 50 raste.

Fitorja ndaj Skënderbeut i shërbeu Partizanit për të hedhur pas krahëve edhe krizën e rezultateve në javët e fundit. Të kuqtë nuk merrnin pikët e plota prej 7 takimesh, konkretisht me 3 barazime dhe katër humbje, por që nuk kanë ndikuar në pozicionimin e saj në renditjen e Superligës.

Klan News