Mirlind Daku ka gjetur rrugën e rrjetës në Rusi, aty ku është pjesë e skuadrës së Rubin Kazan.
Sulmuesi shqiptar, shënoi në fitoren 2-0 që skuadra e tij mori ndaj Akhmat Grozny. Daku e nisi ndeshjen si titullar dhe ia shpërbleu besimin trajnerit me një gol në minutën e 90-të, për të vulosur fitoren e skuadrës së tij.
ГООООООЛ! МИРЛИНД ДАКУ! 2:0! 🔥#РубинАхмат 2️⃣:0️⃣ pic.twitter.com/0J7zVEpg7m
— «Рубин» Казань (@fcrk) October 5, 2024
26-vjeçari rikthehet te goli në Rusi, i cili mungonte nga 23 gushti. Daku është ftuar nga Silvinjo për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndërsa feston këtë rikthim në Kombëtare, në mënyrën më të mirë të mundshme, me një gol të shënuar. /tvklan.al