Mirlind Daku është rikthyer te goli. Sulmuesi shqiptar, shënoi në miqësoren e Rubin Kazan ndaj Termez Surkhon, e cila u mbyll në barazim 2-2.

Daku shënoi golin e parë për skuadrën ruse, ndërsa ishte një tjetër shqiptar që barazoi shifrat.

Në minutën e 74-t, Veldin Hoxha, cili vulosi takimin në 2-2. Mesfushori është me origjinë shqiptare, por luan për të rinjtë e Kroacisë.

Kjo ishte miqësorja e fundit për Rubin Kazan, që tani përgatitet për kampionatin, aty ku po has vështirësi të mëdha këtë sezon.

/tvklan.al