Mirlind Daku nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës së Shqipërisë ndaj Çekisë, në Ligën e Kombeve.
Sulmuesi ishte në listën e lojtarëve që rrezikonin në rast ndëshkimi. I futur nga stoli në pjesën e dytë, 26-vjeçari u ndëshkua me karton të verdhë, duke plotësuar numrin.
Daku do të jetë mungesa e Kombëtares shqiptare për takimin ndaj Çekisë në “Air Albania”, sfidë e planifikuar për tu luajtur më 16 Nëntor.
Mbetet të shihet nëse trajneri Silvinjo do e ftojë lojtarin vetëm për ndeshjen ndaj Ukrainës më 19 Nëntor, apo do të bëjë zgjedhje të tjera për repartin e sulmit. /tvklan.al