Daniela: Djemtë këtu janë të llastuar! Fabio: Prindërit më kanë mësuar t’i jap vlerë lekut
Daniela dhe Fabio kanë zhvilluar takimin e parë mes tyre pas kërkesës së fronistes, dhe të dy kanë folur për historitë e jetëve të tyre. Konkurrenti i ri në Love Story i ka treguar Danielës rrugëtimin e vështirë të prindërve të tij drejt Italisë dhe jetesën atje.
Fabio: Faktikisht rrugëtimi ka qenë shumë i vështirë. E ka provuar 5-6 herë babi me gomone. Si përfundim arriti në Itali, por arriti vetëm sepse mamin e dërguan prapë në Shqipëri. Mami arriti me avion nga Polonia, gjasme sikur ishte nisur nga Polonia dhe ia bëri surprizë babit se ai nuk e dinte. Kanë jetuar në Taranto, është afër Puglia-s. Aty kam lindur. Pas 1 viti jemi transferuar në Udine.
Daniela: Po në Udine si ka qenë jeta jote se në klip kam dëgjuar që the se nuk do që t’i bëhesh barrë prindërve sepse djemtë shqiptarë këtu janë pak të llastuar edhe jetojnë me lekët e prindërve, në kurriz të tyre!
Fabio: Edhe në Itali quhen “figli di papa”, ata që nuk kanë qejf të punojnë. Mua këtë edukatë më kanë dhënë prindërit, sepse gjithmonë më kanë mësuar me pak para, edhe pse mundësitë i kishim. Më kanë mësuar që t’i jap vlerë lekut dhe kur kam mbaruar shkollën e mesme kam filluar të punoj që t’i ndihmoj ata dhe jo të bëhem barrë.
“Mami e mori vesh e fundit që kishte kancer”, Daniela dhe Fabio rrëfejnë historitë prekëse
Daniela dhe Fabio kanë treguar historitë e tyre prekëse gjatë takimit që kanë zhvilluar me njëri-tjetrin. Fabio i tregoi fronistes se qëllimin kryesor që ka bërë të bërë para është që t’i gjejë mamasë një mjek shumë të specializuar për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale që para disa vitesh është kryer gabim.
Ndërkohë, Daniela ka treguar se të njëjtin problem ka pasur edhe mamaja e saj, e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Fronistja ka rrëfyer se ajo nuk shkonte të bënte kontrolle dhe ka qenë e vetmja që e ka marrë vesh e fundit që kishte kancer.
Fabio: Në fakt dua të bëj lekë për dy arsye se kush nuk do që të bëhet milioner. Qëllimi im kryesor është të bëj lekë sepse kemi zbuluar para 10 vitesh problemin e mamit. U krye ndërhyrja kirurgjikale dhe është bërë gabim. Ka nevojë për mjek shumë të specializuar. Nuk dua të ngarkoj emocionalisht sepse të kam ndjekur në emision dhe e di që e ke humbur mamanë.
Daniela: Një gjë nuk e kuptoj me njerëzit. Të njëjtin problem ka pasur edhe mami im. Kurrë nuk shkonte të bënte një kontroll, ishte e vetmja që e ka marrë vesh e fundit që kishte kancer.
Fabio: Njerëzit i lenë gjërat kështu pas dore dhe nuk është gjëja më e mirë.
“Një mijë të mira, i humb të gjitha për një të keqe”, Fabio tregon lidhjen me vajzën që kërkonte 23 orë vëmendje
Daniela dhe Fabio kanë patur një takim në “Talk Love Story”. Konkurrenti më i ri i “Love Story” me fronisten kanë shkuar për një drekë bashkë. Fabio ka treguar më shumë për historitë e tij të kaluara të dashurisë me vajzat, ku ka zbuluar se një prej tyre ishte gati për martesë, ndërsa tjetra tepër toksike.
Daniela: Ke pasur dy histori të rëndësishme.
Fabio: Po, dy kam pasur. E para ka qenë një histori shumë e lumtur, kemi folur edhe për martesë, fëmijë…
Daniela: Sa kohë ke ndenjur në marrëdhënie?
Fabio: 4 vite edhe përfundoi se unë pata një periudhë që nuk doja të dilja me shoqëri, as me prindërit nuk doja të flisja. Ajo pati mungesat e veta që unë nuk i dhashë dhe me mirëkuptim u ndamë me kujtesa të bukura. Në fillim isha pak i mërzitur pastaj më kaloi.
Daniela: Po për historinë e dytë pse the që ka qenë toksike?
Fabio: Ka qenë toksike se ajo më ndryshoi si karakter. Unë jam i buzëqeshur, i shakasë kurse në periudhën ku kam ndenjur me atë vajzë isha shumë i mërzitur, shumë i egër me njerëzit. Zihesha çdo ditë me njerëzit, edhe me atë.
Daniela: Ajo të ka bërë si vetja? Agresive, egoiste?
Fabio: Po kështu më ka bërë. Më donte vetëm për veten e vetë po t’i jepja vëmendje 23 orë në ditë e mos ti jepja atë orën që më ngelej ajo ankohej.
Daniela: Femrës t’i bësh 1 mijë të mira, 1 të keqe në fund do t’i humbi gjithë të mirat do të mbajë vetëm të keqen e do ta kujtojë gjithë kohës. /tvklan.al