Daniela dhe Fabio kanë patur një takim në “Talk Love Story”. Konkurrenti më i ri i “Love Story” me fronisten kanë shkuar për një drekë bashkë. Fabio ka treguar më shumë për historitë e tij të kaluara të dashurisë me vajzat, ku ka zbuluar se një prej tyre ishte gati për martesë, ndërsa tjetra tepër toksike.
Daniela: Ke pasur dy histori të rëndësishme.
Fabio: Po, dy kam pasur. E para ka qenë një histori shumë e lumtur, kemi folur edhe për martesë, fëmijë…
Daniela: Sa kohë ke ndenjur në marrëdhënie?
Fabio: 4 vite edhe përfundoi se unë pata një periudhë që nuk doja të dilja me shoqëri, as me prindërit nuk doja të flisja. Ajo pati mungesat e veta që unë nuk i dhashë dhe me mirëkuptim u ndamë me kujtesa të bukura. Në fillim isha pak i mërzitur pastaj më kaloi.
Daniela: Po për historinë e dytë pse the që ka qenë toksike?
Fabio: Ka qenë toksike se ajo më ndryshoi si karakter. Unë jam i buzëqeshur, i shakasë kurse në periudhën ku kam ndenjur me atë vajzë isha shumë i mërzitur, shumë i egër me njerëzit. Zihesha çdo ditë me njerëzit, edhe me atë.
Daniela: Ajo të ka bërë si vetja? Agresive, egoiste?
Fabio: Po kështu më ka bërë. Më donte vetëm për veten e vetë po t’i jepja vëmendje 23 orë në ditë e mos ti jepja atë orën që më ngelej ajo ankohej.
Daniela: Femrës t’i bësh 1 mijë të mira, 1 të keqe në fund do t’i humbi gjithë të mirat do të mbajë vetëm të keqen e do ta kujtojë gjithë kohës. /tvklan.al