Daniela ka zgjedhur Fabion, hyrjen më të re nga djemtë për një takim të dytë në “Love Story”.
Javën e kaluar ajo është shprehur se marrëdhënia e saj me Vilianin ka përfunduar dhe se nuk e lidh më asgjë me konkurrentin.
Të dy kanë zgjedhur të ëmbëlsohen në një pastiçeri në kryeqytet, ku kanë kujtuar edhe kohët që kanë jetuar në Itali.
Fabio: Mendon ndonjëherë për historinë tënde të kaluar?
Daniela: Nuk bëhem pishman, thjesht mendoj vitet që kanë kaluar.
Fabio: Sa ishin 7 vjet?
Daniela: Gati 8.
Pa përmendur asnjë emër, por duke lënë të kuptohet se po flitet për Vilianin, Daniela i ka kërkuar Fabios një mendim për këtë marrëdhënie që ajo ka pasur me konkurrentin tjetër.
Daniela: Si po të duket kjo lidhja që kishte Daniela gjatë gjithë kësaj kohe?
Fabio: Për mua, ajo lidhje, njohje si e quan ti. Ju fizikisht mbase pëlqeheni…
Daniela: Të them diçka, fizikisht ne shkojmë për publikun, jo se pëlqehemi.
Fabio: Nuk përshtateni fare, sipas meje, unë shoh shumë të përbashkëta me lidhjen që kisha unë.
Daniela: Aq toksike ishte?
Fabio: Shumë, jashtë mase. Ju çdo herë ziheni. Pse?
Daniela: Ne zihemi edhe për gjënë më të vogël.
Fabio: Njësoj edhe unë… nuk kishte moment që nuk ziheshim, as vetë nuk e di…
Daniela: Si thua ishte mirë që i dhash fund?
Fabio: Asnjëri nuk i ka hapur rrugë tjetrit.
Daniela: Nëse ka dashuri dhe pëlqim tolerohet, ne nuk kemi as njërën, as tjetrën, të paktën nga ana ime. Nuk di për anën e djalit.
Ajo i ka treguar Fabios se e pëlqen atë dhe e ka zgjedhur në takim pasi kanë të përbashkëta me njëri-tjetrin.
Fabio: Mendon se do bëjmë ndonjë takim tjetër?
Daniela: Po, do kemi takim dhe do jetë akoma më bukur. Zoti para ne mbrapa… /tvklan.al