Fabio: Daniela dhe Viliani mund të ishin çift toksik
Fabio i sheh Danielën dhe Vilianin si një çift toksik. Ai ka folur pas takimit të të dyve dhe ka thënë se ata pëlqehen fizikisht, por jo me mendje.
Fabio: Unë e pashë shumë, shumë, shumë në krahasim me historinë time të fundit që kam pasur. Ishin shumë të afërt fizikisht, por me mendje nuk janë fare. Mund të ishte një lidhje toksike sepse duket, domethënë në përfundim të çdo takimi zihen. Është ajo që edhe unë kam bërë me ish-të dashurën time dhe e kuptoj situatën. Pëlqehen fizikisht, detyrimisht Viliani është djalë i bukur, dhe Daniela është vajzë e bukur, por ja që nuk ka pëlqim me mendje.
“Je mashtrues dhe dyfytyrësh”, sherr mes Danielës dhe Vilianit: E ka sjellë një çun në takim
Ata të dy janë parë si “çifti i radhës” në spektaklin e dashurisë “Love Story” në Tv Klan, por duket se marrëdhënia e Danielës me Vilianin nuk po shkon siç duhet.
Daniela dhe Viliani kanë debatuar në programin “Talk Love Story” duke akuzuar njëri-tjetrin edhe për mashtrime, shpifje.
Daniela: Viliani ia ktheu zemrën Danielës përmbys!
Viliani: Nuk të kam ofenduar dhe s’të kam ulur. Di me i nxjerr të gjitha, nuk e bëj dot. Të më sjellë mua një gocë në takimin tënd si të duket, o Daniela, kaq dua të di unë.
Daniela: Je t’u fol budallalliqe.
Eni: Flet për takim…
Viliani: Po kemi pasur takim dhe erdhi e solli një çun Danielën dhe mua nuk më pëlqeu ky gjest. E ka shok? Po pse ne nuk kemi shoqe! Jo unë respektoj takimin. Respektoj ta kisha unë në makinë.
Daniela: Mund ta kem edhe kushëri, mund të ketë qenë edhe vëllai im, ku e di ti. Ku e ve gishtin ti që është shok?
Viliani: S’po vë gishtin, po të them që s’më pëlqeu gjesti.
Daniela: S’më intereson!
Viliani: S’të intereson. Janë gjërat me mosinteresim? Ok,as mua nuk më intereson fare.
Daniela: Në atë moment që Viliani thotë kemi qenë në Vaun e Dejës dhe nuk mund të udhëtoja me Smartin e Vilianit deri në Vaun e Dejës…
Viliani: Kur mora Range-n kishe mundësi?
Daniela: Sepse kisha për t’u bërë operim ditën tjetër. Nuk rrezikoj trupin tim, veten time, me Smart për të shkuar deri në Vaun e Dejës, se nuk është në Kamëz.
Viliani: Të nesërmen bëhesha operim. Ty të të vijë turp që rri akoma ulur aty.
Daniela: Që them realitetin të më vijë turp?
Viliani: Nuk është realitet, të mos më bëjë mua me gjëra si i do ai qejfi. Ti je mashtrues, je dyfytyrësh.
Daniela: Kanë qenë 30 vetë me ne!
Viliani: Ja ku e ke kameramanin mbrapa se ka ndenjur me mua gjithë kohës.
Daniela: E ka sjellë një çun, të respektojë makinën! Ne atë moment që thotë, kemi qenë në Vaun e Dejës dhe
Viliani: Ty të vijë turp që rri akoma ulur aty
Daniela: Je mashtrues, dyfytyrësh./tvklan.al