Ata janë përfolur shumë si çifti i radhës në programin “Love Story” në Tv Klan, por duket se ende Daniela dhe Vilian nuk janë të sigurtë për ndjenjat e njëri-tjetrit.
Nga ana e Danielës ky do të ishte një takim sqarues me Vilianin për të qenë më të qartë me veten e tyre. Ajo dyshon tek një lidhje e mundshme e tij jashtë spektaklit dhe besimi që Viliani ka ndaj fronistes.
Vilian: Si e kanë pritur familjarët, shoqëria?
Daniela: Kam marrë një mal me mesazhe disa urime, të trashëgohesh, jetë të lumtur, po dasmën kur do e kemi? Disa thonë nuk shkon shumë me Vilianin, ke bërë zgjedhjen e gabuar.
Vilian: A ndikohesh ti?
Daniela: Nga mesazhet?! Jo. Na simpatizojnë bashkë, nuk na shohin me njëri tjetër… Po mami?
Vilian: Mami më përkrah në çdo hap që bëj. Edhe më simpatizon shumë.
Daniela: Po motra, vëllai, babi?
Vilian: Lidhjet më të fortai kam pas me mamin.
Daniela: Je çun mami?
Vilian: Jo, jam çun babi.Përballë teje kam qenë një tip pak më i ndrydhur, kisha siklet.
Daniela: Kishe emocione?
Vilian: Me një femër tjetër nuk do duroja kaq sa të kam duruar ty…
Daniela: Njohja jashtë është e pamundur tani.
Vilian: Gjërat vijnë hap pas hapi…
Daniela: Po vetëm kështu mund të të njoh.
Vilian: Po pikërisht, unë aty dua t’i çoj gjërat…
Daniela: Nuk shkon dot tek burimi, se nuk e ke gotën akoma për ta mbushur.
Vilian: Ujë ka gjithandej edhe burime…
Daniela: Në këtë rast flasim unë dhe ti…
Vilian: Unë nuk dua të pi ujë për momentin, dua të gjej ku është burimi. /tvklan.al