Duket se në Hollywood ka startuar sezoni i fejesave e celebrimeve, e çifti që ka rrëmbyer më së shumti vëmendjen është padyshim Selena Gomez e Benny Blanco. Para pak kohësh, këngëtarja e ndau lajmin e bukur të propozimit me të gjithë duke postuar unazën mahnitëse me diamant dhe fotot romantike me partnerin.
Por teksa ende nuk e dimë datën e dasmës së tyre, Gomez ka ndryshuar edhe stilin e veshjes. E kemi parë shpesh së fundmi të veshur me të bardha e me buzë të kuqe, nuk harron as perlat apo këpucët elegante. Ne kemi veçuar dy veshje, në të cilat duket si një “nuse moderne”.
Me një siluetë të thjeshtë, por plot shkëlqim! Stilisti Erin Walsh e dizenjoi fiks për Gomez këtë fustan të shkurtër, shoqëruar me këpucët e bardha të satenit Aquazzura që mbajnë emrin “Love Affair Pump” .
Së dyti është ky fustan i Valentino Garavanit i shoqëruar me xhaketën e Saint Laurent. Selena duket se është marrosur pas këpucëve të satenit dhe është mëse gati që me to të ecë drejt altarit.
/tvklan.al