Matthijs de Ligt nuk ka udhëtuar me skuadrën e Bayern Munich në Korenë e Jugut, ndërsa Man United po punon që ta transferojë në “Old Trafford”.
Gjigantët gjermanë kanë nisur turin e tyre veror dhe holandezi nuk është përfshirë.
Trajneri i ekipit anglez Erik ten Hag dëshiron që të ribashkohet me ish-kapitenin e tij te Ajax, ndërsa e konsideron holandezin si një përforcim mjaft të mirë për repartin difensiv.
“Djajtë e kuq” janë forcuar në prapavijë me Leny Yoro, që u ble për 55 milion euro nga Lil, por asnjëherë drejtuesit nuk kanë hequr dorë nga de Ligt.
Përjashtimi i tij nga ekipi i Vinsent Kompani lë të kuptohet se po punohet për transferimin te skuadra angleze, raporton tabloidi “Daily Mail”.
Bayern refuzoi një ofertë prej 33 milion eurosh për mbrojtësin ngaUnited, por drejtuesit e klubit anglez e kanë gati një propozim të ri financiar.
Një largim të mundshëm të de Ligt e konfirmoi edhe presidenti i Bayern Uli Hoenes në një deklaratë të bërë më herët.
Që nga ardhja në vitin 2022, Ten Hag ka shpenzuar rreth 590 milionë euro për blerje, ku ka afruar futbollistët Lisandro Martinez, Rasmus Hojlund dhe Andre Onana, në dy sezonet e para te Manchester.
Në këtë merkato verore me “Djajtë e kuq” kanë firmosur Joshua Zirkzee dhe Yoro.
Klan News