Dea dhe Albioni kanë vendosur që t’i japin njëri-tjetrit një mundësi dhe të njihen më mirë jashtë emisionit “Love Story”. Por çfarë thonë djemtë që luftuan deri në fund për zemrën e fronistes.

Eni u uroi një romancë të bukur, ndërsa Algerti u tha bravo që pranuan njëri-tjetrin ashtu siç janë.

Eni: Besoj se është diçka e vërtetë në gjithë ato që ka ndodhur në gjithë këto javë! Siç e kam thënë që Dea tashmë është e kaluara ime pas asaj që ndodhi nuk kam interes dhe nuk më ngelet asgjë tjetër të them veçse një romancë të bukur. Shpresoj të ecin.

Algerti: Shpresoj t’u ecë mbarë. Dua t’ju them bravo që pranoni njëri tjetrin ashtu siç jeni me të mirat dhe të këqija. Edhe ju ectë mbarë. Po i them Albionit që ka marrë një vajzë vërtetë të mirë që të gjithë çunat e kanë respektuar qoftë këta që ishin këtu apo ata që janë./tvklan.al