Pas 8 javësh në pritje Eni ka bërë një takim me Dean. Me një buqetë me trëndafila të kuq ai ka pritur fronisten në takim. Momentet e dyshes janë transmetuar dhe komentuar mbrëmjen e sotme në “Love Story” nga opinionistet në studio.

Bleona: Dea mua mu duke si deputete e zonës në takim me popullin. Për këdo që merr vesh nga gjuha e trupit, këmba jote ishte komplet e kthyer nga ana tjetër me djalin, domethënë ti thjesht ishe në dëgjim me njerëzit e zonës për të marrë votat. Nuk shoh asnjë lloj shkëndije mes jush.

Eni: Mua më pëlqeu takim, shpresoj të mos jetë takimi i fundit. Bleona, Dea nuk ishte aty për të ekspozuar shalët, ishte për të më njohur mua.

Bleona: Nuk fola për shalën, fola për këmbën dhe në momentin që kam interes me Jerinën, unë jam këtu me gjuhën e trupit, në momentin që nuk kam, jam këtu. Ajo nuk kishte interes për ty. Ju çunat a shikoni telenovela turke që mbani mjekra?

Rei: Nëse Bleonës i pëlqej pa mjekër që nesër do e heq./tvklan.al