Lajme të mira për organizatorët e Lojërave Olimpike Dimërore ‘Pekin 2022’. Kryeqyteti kinez është zgjuar këtë të enjte në reshjet e dëborës, çka do ndihmonte akoma dhe më shumë në mbarëvajtjen e turneut që pritet të nis më 4 Shkurt.
Faktorët atmosferikë janë tepër të favorshëm për organizimin e saj, pasi temperaturat në Pekin janë ulur deri në -9 gradë celsius. Dëbora shërben si për stërvitjen e sportistëve ashtu edhe për mbajtjen e garave, megjithatë nuk dihet nëse temperaturat dhe reshjet do jenë prezente edhe gjatë Olimpiadës dimërore.
Në rast se situata do të jetë ndryshe pas dy javësh, atëherë do të vihen në punë makineritë që prodhojnë borën artificiale. Të gjitha vendet ku do të zhvillohen garat janë të pajisura me sisteme automatike që monitorojnë situatën. Olimpiada dimërore do të jetë edhe ekologjike, me energji të rinovueshme.
Klan News