Reshjet e dëborës kanë mbuluar zonat malore në veri të vendit. Në akset Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth ka patur reshje bore gjatë gjithë natës.
Sipas autoriteteve, borëpastrueset kanë punuar pa ndërprerje dhe rrugët janë të hapura e të kriposura, duke bërë që qarkullimi të kryhet pa ndërprerje.
Në zonat mbi 1 mijë metra ka pasur reshje dëbore edhe në qarkun e Dibrës, aty ku trashësia arrin në mbi 20 cm.
Sa u përket rrugëve nacionale nuk ka pasur probleme dhe janë të gjitha të kalueshme. Bypass-i i Murrizit nuk ka mbajtur borë dhe kalimi është normal.
Sinoptikanët parashikojnë përmirësim të dukshëm të motit javën e ardhshme.
Tv Klan