Në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme është diskutuar për deklaratën e fortë të ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili sot kërkoi arrestimin e “peshqve të mëdhenj”.
Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri akuzoi Kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për kanabizimin e vendit, duke i konsideruar “peshq të mëdhenj”.
Deputeti demokrat theksoi se një nga “peshqit e mëdhenj” është ish-ministri Tahiri për të cilin Prokuroria kërkoi arrestimin e tij, por Parlamenti nuk e miratoi.
“Peshku i madh është Saimir Tahiri. Kryeministri nuk erdhi dje në pushtet. 219 mijë hektarë janë mbjellë me drogë kryesisht në mal. Peshku i madh është ai që solli situatën në 2016 sepse nuk e kemi pasur. Kryeministri na ka numëruar dhe puset që kemi në shtëpi, paskemi 25 mijë puse. Peshku i madh është Rama, peshku i madh është Tahiri”,
u shpreh deputeti Strazimiri. /
tvklan.al