Esmerald Balla, 30-vjeçari që është arrestuar për vrasjen e babait të tij në Shënavlash të Durrësit, ka thënë para grupit hetimor se vrasja e babait të tij ishte aksidentale.
Në dëshminë e siguruar nga gazetari i Klan News Besar Bajraktari, ai ka thënë se ishte babai që kërcënoi me armë duke i thënë “do të të vras” pas konfliktit për mungesën e parave në banesë, një shumë prej 75 mijë Eurosh.
Në këtë moment, sipas djalit, u konfrontuan fizikisht dhe arma u shkrep duke qëlluar babain. Esmeraldi i tha policisë e zuri paniku dhe trupin e babait e hodhi në pus. Ai pretendon se ka patur ankth dhe kishte shkuar në spital ku mori medikamente.
Më pas krijoi alibinë që tashmë dihet, atë të largimit të babait nga banesa me një grua imagjinare.
“Kemi një fermë të vogël dhe aty punonim të dy bashkë me babanë dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Nga ana ekonomike ishim shumë mirë dhe s’kishim asnjë problem pasi secili bënte punët e veta. Unë kam marrë lejen e ndërtimit dhe po ndërtoj një shtëpi të re afër shtëpisë që kemi dhe kanë shkuar mirë. Si kursime familjarë kishim rreth 75 mijë Euro.
Ditë kur e vrava shkova të merrja lekët pasi punëtorët me kërkuan pagesën që kishim rënë dakord sepse kishin mbyllur punimet. Shkova te kasaforta për të marrë paratë dhe t’i paguaja dhe pashë se mungonin 75 mijë Eurot. I thashë babait ku jane paratë? Se di, – më tha. Kasaforta ishte dëmtuar me mjete të forta. Ishte hapur dhe aty nisëm të debatonim. Unë të vras më tha dhe mori pistoletën dhe ma drejtoi. Në një moment iu afrova dhe u kapëm me duar. Në momentin që po u përpoqa t’ia hiqja nga dora pistoletën ajo u shkreh dhe pashë që ishte qëlluar. Aty m’u shemb bota sepse nuk doja të ndodhte ashtu. Mua më kapi paniku dhe nuk dija çfarë të bëja.
Kisha frikë të denoncoja krimin në polici edhe pse ishte aksident. E mora trupin në makinën dhe kemi një pus rreth 1 kilometër larg shtepisë. E hodha aty që ta fshihja. Telefonin ia fika, i hoqa kartën dhe e hodha edhe telefonin në pus. Më kapi ankthi dhe u bëra keq. Shkova në spitalin e Durrësit për vizitë. Mjekët më dhanë ilaçe. Pas nja dy ditësh e denoncova babain të zhdukur në polici. Thashë në polici se babai kishte marrë lekët dhe ishte zhdukur me një femër tjetër. Lajmërova edhe vëllezërit. Ju thashë që babai ka ikur nga shtëpia. Kështu vazhdoi për disa ditë deri në momentin që u zbulua ngjarja. Më vjen shumë keq, nuk doja të shkonte kështu”, ka thënë në dëshminë e tij Esmerald Balla.
Krimi i rëndë brenda familjes ka ndodhur rreth ditë më parë, kur më 15 Gusht Esmerald Balla denoncoi në Policinë e Durrësit zhdukjen e babait të tij Enver Balla 62 vjeç, duke u thënë: “Babai u largua me një grua të panjohur dhe nuk e kam parë më”.
Esmerald Balla e kishte vrarë babain më 13 Gusht.
Ngjarja e rëndë brenda familjes u zbulua pas vënies në përgjim të familjarëve, pasi hetuesit dyshuan mbi versionin e 30-vjeçarit. Pas zhdukjes së babait u kthye nga Italia edhe djali tjetër, që u tha hetuesve se i kishin shkruar në Instagram nga adresa e një gruaje të panjohur, se babai kishte shkuar me pushime ndaj të mos e kërkonin.
Pas vrau të atin me një plumb pistolete, ai e transportoi trupin e pajetë të të ndjerit me një furgon dhe e hodhi në pusin e fshatit.
Policia e Durrësit arrestoi sot edhe një 25-vjeçar Edison Brahaj, banor i zonës dhe shok i autorit, i cili e ndihmoi të transportonte trupin e pajetë të babait dhe ta hidhnin në pus.
/tvklan.al