SHBA dhe Franca pengojnë diskutimet për bombardimet e NATO-s në 1999
Shtetet e Bashkuara dhe Franca bënë që të dështojë përpjekja e Rusisë, që në 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë, kjo çështje të diskutohej në Këshillin e Sigurimit.
Rusia qëndron në krah të Serbisë që pretendon se bombardimet e nisura më 24 Mars 1999 shkelën ligjet ndërkombëare dhe krijuan precedent për disa shkelje të tjera NATO, si në Iraq, Afganistan, Siri e Libi. Çështja shkaktoi përplasje mes diplomatëve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
Robert Wood – ambasador i SHBA në OKB: Veprimet e NATO-s ishin të nevojshme dhe të ligjshme për të ndalur spastrimin etnik. Disktuimi që kërkon të organizojë Rusia nuk lidhet me punën e Këshillit të Siguirmit, por është një përpjekje egoiste e Kremlinit për të minuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Vassily Nebenzia – ambasador i Rusisë në OKB: Franca dhe anëtarët e tjerë të NATO-s përdorën manovra procedurale për të penguar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për çështjen me rëndësi të madhe, e cila ka pasoja serioze për Serbinë, situatën aktuale në Kosovë, si dhe për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Kosovë mundësoi kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800 mijë të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës, i hapi rrugë shkëputjes nga kthetrat e Millosheviçit dhe pavarësisë së vendit.
Tv Klan