Biznesi i pakënaqur: Po shkojmë drejt greminës
Për të gjashtën herë radhazi ka dështuar miratimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike në Kosovë.
Ky projektligj nuk arriti të votohej pasi që vetëm 58 deputetë ishin të pranishëm në sallë, ndërsa munguar deputetët e PDK-së dhe LVV-së që janë në opozitë.
PDK që është kundër miratimit të pakos së rimëkëmbjes ekonomike disa herë është arsyetuar duke thënë se duhet që të miratohet pakoja ekonomike e inicuar kohë më parë nga kjo parti.
LVV-ja konsideron se ky projektligj si i tillë ka mangësi dhe nuk i ndihmon ekonomisë së Kosovës.
Deputeti nga radhët e AAK-së Gazmend Abrashi e ka cilësuar papërgjegjshmëri të deputetevë të opozitës mosmiratimin e këtij projektligji.
Sipas tij ata edhe në këtë rast prioritet kanë axhendat e tyre politike duke anashkaluar situatën e rëndë ekonomike dhe qytetarin.
Kritik ndaj deputetëve që po e bllokojnë miratimin e këtij projektligji është edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi.
Thotë se me mosmiratimin e këtij ligji ekonomia e Kosovës është buzë greminës.
Projektligji parasheh rimëkëmbjen ekonomike pas situatës me pandeminë, ndihmë bizneseve shumica prej të cilave janë në prag të falimentimit ndërsa qytetarëve do t’u mundësohej të tërhiqnin 10% nga shuma ekursimeve të trustit pensional të Kosovës.
Mosmiratimi i këtij projektligji për 6 herë radhazi ka vënë në pah edhe bllokadën në Kuvendin e Kosovës. Opozita nuk voton për projektligjet e sponzorizuara nga qeveria, e deputetët e pozitës refuzojnë t’i votojnë projektligjet e iniciuara nga opozita.
Tv Klan