Pas kombëtares së meshkujve, edhe përfaqësuesja e vajzave kërkon biletën për në Kampionatin Europian. Skuadra e teknikut Amir Grima po përgatitet me intensitet të lartë për sfidën e 5 Prillit në transfertën e Luksenburgut. Për herë të parë pas transferimit te Galatasaray, me ekipin është bashkuar edhe Megi Doçi. Sulmuesja tregon se ftesa për të përfaqësuar Shqipërinë pritet gjithmonë me emocion dhe gëzim.

Megi Doçi, futbolliste e kombëtares: Gjithmonë rikthimi në ekipin kombëtar është emocion shumë i madh, kështu që e presim me shumë dëshirë ftesën e kombëtares dhe për të dhënë maksimumin. Patjetër që po përgatitemi mirë, të shohim dhe gjendjen e vajzave. Besoj se kemi vajza të reja për të parë edhe për të ardhmen. Kemi dy ndeshje të rëndësishme, kështu që me motivim dhe me rëndësinë e duhur të secilës ndeshje besoj se do ia dalim.

Ndërkaq, mesfushorja Arbiona Bajraktari shton se synimi kryesor është për t’u rikthyer në Ligën B.

Arbiona Bajraktari, futbolliste e kombëtares: Ne jemi të përgatitur maksimalisht që të kapim kreun e grupit, Këtë e bëjmë vetëm duke dëshmuar në fushë dhe të marrim pikët.

Shqipëria e nis rrugëtimin në transfertë ndaj Luksemburgut, teksa më 9 Prill pret në “Air Albania” Estoninë.

Klan News