Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për dhunën në familjen mbretërorë. Trupa gjykuese vendosi 8 muaj burg për Princ Lekën, vendim që u konvertua në 16 muaj shërbim prove.
Elia Zaharia është shpallur e pafajshëm për akuzën dhunë ne familje, ndërsa babi i saj u dënua me 1 vit e 40 ditë shërbim prove. Dhuna në rezidencën mbretërore ndodhi në 5 Mars të vitit 2024.
Sherri u filmua nga vetë Princ Leka. Siç shfaqet në video gjakrat mundohet t’i qetësojë një punonjës i administrës së oborrit mbretëror. Në video dëgjohet teksa Zaharia e akuzon Princin se ka dhunuar të atin e saj.
Një gjë e tillë kundërshtohet nga Princi i cili nxiton për t’u futur në ashensor në mënyrë që të largohet nga banesa.
Pas dhunës, ata iu drejtuan organeve të drejtësisë duke depozituar kallëzimin ndaj njëri tjetrit për dhunë.
Princ Leka pretendoi se u dhunua fillimsht nga babai i ish-bashkëshortes Gjergj Zaharia dhe është goditur me një statujë druri dhe më pas nga ish-bashkeshortja. Një fakt i tillë është mohuar nga ish-vjehrri i Princit dhe Elia Zaharia, të cilët pretenduan para hetuesve se e kundërta kishte ndodhur, pra ata ishin dhunuar.
Pas afro 10 muajsh, Gjykata ka dhënë vendimin duke e dënuar Princ lekën me shërbim prove, ndërsa ish-bashkëshortja e tij, u shpall e pafajshme.
Klan News