Dritan Rexhepi, i akuzuari për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, nuk u paraqitet në seancën e kësaj të hëne. Avokatja e Rexhepit theksoi se ai duhet të shoqërohej ditën e premte nga paraburgimi i Fierit në drejtim të paraburgimit 313 në Tiranë.
Rexhepi kërkon nga Gjykata nëse ka mundësi që seancat mos zhvillohen ditën e hënë dhe të premte.
SPAK paraqiti provat shkresore të përmbledhura në 13 faqe. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, vërtetohet se viktima është shtetasi Jan Prenga. Kjo rezultoi nga krahasimi i ADN-së në njollat e gjakut me ADN-në e nënës së tij.
SPAK ka paraqitur prova të pamjeve filmike të cilat janë marrë nga kamerat e disa bizneseve. Nëpërmjet tyre është bërë e mundur dhe përcaktimi i itinerarit të autorëve të dyshuar.
Nëpërmjet këtyre pamjeve provohet se Prenga u mbajt në vëzhgim për disa disa ditë para se të rrëmbyhej. Sipas pamjeve të kamerave, automjeti Land Rover i autorëve ka ndjekur mjetin e Jan Prengës, konkretisht në datën 15, 16 dhe 17 Janar. Rrëmbimi dhe zhdukja e Prengës ka ndodhur më 17 Janar.
Klan News