Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka propozuar zyrtarisht parlamentit të bëjë një tjetër ndryshim në Kodin Zgjedhor që lidhet me afatet për t’ju drejtuar Gjykatës nëse shqiptarët që jetojnë jashtë nuk e gjejnë emrin e tyre në listën e zgjedhjeve pasi janë regjistruar.

Sipas komisionerit është objektivisht e pamundur të realizohet procesi i votimit nga jashtë vendit në afatin 5-ditor të parashikuar nga Kodi. 

Ky ndryshim sipas tij do t’i siguronte zgjedhësit nga jashtë mundësinë reale për të ushtruar të drejtën e tij përmes një procesi të thjesht dhe të aksesueshëm pa u penguar nga distanca gjeografike dhe kohore.

Gjatë ditës së sotme numri i shqiptarëve të diasporës të regjistruar në platformën e KQZ shkoi në 100 mijë.

Tv Klan